AKTUALEKOSOVË

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Kosova sot është tronditur nga një rast tragjik që ndodhi në qytetin e Pejës, ku bashkëshorti dyshohet se ka privuar nga jeta me armë zjarri, gruan e tij.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se të gjithë si shoqëri do të duhet që ta ndalojmë këtë femicid i cili po e shkatërron shtetin tonë.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në çoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shet e si komb”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se duhet të ri zgjohemi në këmbë sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur.

“Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi baza gjinore i cili siç e përmenda po e njollosë shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda. E kemi detyrë që ta luftojmë këtë fenomen dhe ti mbrojmë vajzat e gratë dhe qytetarët”, ka thënë ajo.

Banner

Related posts

Kryetari i degës së Bdi-së në Çair nderohet me mirënjohje nga Klubi i Boksit Çair

Gjyla Halili

Këngëtari Vlladimir Bllazhev që performonte në diskotekën në Koçan, ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në mbështetje të oksigjenit

Gjyla Halili

Arifi uron Ahmetin për fitoren e thellë të Frontit Europian: Shqiptarët i thanë PO Europës dhe JO Rusisë!

Gjyla Halili