AKTUALE

Ramush Haradinaj: Gjuha shqipe nuk është opsionale, studentët shqiptarë po mbrojnë dinjitetin kombëtar

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut, në prag të protestës së paralajmëruar në Shkup.

Në reagimin e tij publik, Haradinaj theksoi se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, por gjuhë autoktone dhe pjesë e identitetit historik të shqiptarëve në këto troje.

Ai u shpreh se shqipja ka mbijetuar ndër shekuj përballë pushtimeve dhe ndalimeve, duke u ruajtur brez pas brezi në familje, shkolla dhe kulturën kombëtare.

Sipas Haradinajt, gjuha shqipe është e garantuar me Kushtetutë dhe me të drejtën e patjetërsueshme të çdo shqiptari për të folur, studiuar dhe jetuar në gjuhën e vet pa frikë dhe pa kompromis.

“Studentët shqiptarë sot nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre,” theksoi ai.
Në fund të mesazhit të tij, Haradinaj deklaroi mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë, duke shtuar se zëri i tyre është zëri i çdo shqiptari që nuk pranon të heshtë përballë padrejtësisë.

Banner

Related posts

Borë në Mavrovë dhe Krushevë dhe në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë

Gjyla Halili

Shoqata Atdhetare “Kosova” zgjedh kryesinë e re

Gjyla Halili

Zehra Musai – Me përkushtim për një të ardhme më të mirë për Tetovën

Gjyla Halili