SHQIPËRI

Rama vizitë në Berlin, Scholz: Samiti i radhës në Tiranë më 16 tetor! Gjermania partner i ngushtë i Shqipërisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz rikujtoi se Samiti i radhës i berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor për herë të parë në historinë 10 vjeçare të procesit të Berlinit.

Ai ritheksoi se Gjermania është partner i ngushtë i Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Scholz: Më 16 tetor samiti do të zhvillohet në Tiranë.  Për herë të parë do të zhvillohet në kryeqytetin e një vendi të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësit nënshkruan tre marrëveshje të rëndësishme. Shqipëria në janar ishte i vendi që i ratifikoi të treja marrëveshjet, është një model i mirë për rajonin, garantohen tre liritë bazë, e personave mallrave e kapitalit dhe shërbimeve. Për qeverinë gjermane këto kanë rëndësi strategjike. Shpresojmë që t’i presim si anëtarë në BE. Përparimet e Shqipërisë janë një sinjal i mirë. Gjermania është partneri i ngushtë i Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani këtë të martë, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit, të cilin kreu i qeverisë e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022.


Top Channel

Banner

Related posts

Autobusët e shpejtë në Tiranë/ Veliaj prezanton projektin, në tre akse kryesore do dyfishohet shpejtësia e lëvizjes

admin

15 VJETORI I ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË NATO, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Gjyla Halili

“Ku është zoti Ahmetaj?” Balla: Ka qenë në çdo seancë dhe çdo mbledhje

admin

Leave a Comment