SHQIPËRI

Rama me lëvdata ndaj Abazoviqit pas hapjes së shkollës shqipe në Rozhajë: Ma i miri i të tanëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi duke folur për shkollën shqipe që është ndërtuar në Rozhajë të Malit të Zi, nuk ka munguar edhe lëvdata ndaj, Dritan Abazoviqit.…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi duke folur për shkollën shqipe që është ndërtuar në Rozhajë të Malit të Zi, nuk ka munguar edhe lëvdata ndaj, Dritan Abazoviqit.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka hapur shkollën e vetme në Rozhajë e cila mban mësim në gjuhën shqipe. Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle pas rindërtimit, Abazoviq mori pjesë bashkë me ministrin malazez të Arsimit, Miomir Vojinoviq.

“Së bashku me ministrin e Arsimit #MiomirVojinoviq dhe ministrin e Administratës Publike #MarashDukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”, bëri të ditur Abazoviqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Banner

Related posts

Vizë e kontratë pune në Angli e Suedi – zbulohet skema e mashtrimit ku shqiptarët paguajnë mijëra euro

admin

Një vit luftë në Ukrainë, Rama mesazh nga Hiroshima: Të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë

admin

U vra në Greqi për një vend parkimi, del fotoja e 39-vjeçarit shqiptar, baba i tre fëmijëve

admin

Leave a Comment