SHQIPËRI

Rama: Konjufca para kamerave deklaroi atë çfarë i tha Albini, jo çfarë diskutuam ne

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se kryeparlamentari Konjufca, pas takimit me të, ka deklaruar para mediave atë çfarë i ka diktuar Albin Kurti dhe jo atë ç’ka kanë diskutuar në të vërtetë.

Në konferencën e përbashkët me Abazoviç, i pyetur për deklaratat e Glauk Konjufcës, kur tha se drafti i asociacionit i propozuar nga Rama i jep autonomi serbëve, kreu i qeverisë shqiptare tha:

“Unë me Glauk kemi pasur një bisedë fantastike miqësore, unë flisja dhe ai qeshte dhe nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin e asociacionit. Por pse i tha Glauk ato jashtë, duhet të pyesni Albinin që nuk ishte në takim. Glauk s’di fare se çfarë është drafti, por di se çfarë duhet të thotë para kamerave pasi është konsultuar me Albinin. Së kështu funksionon demokracia në qeverinë e Kosovës dhe unë e respektoj, është vendi më demokratik në Ballkan siç thotë Albini“, tha Rama.

Banner

Related posts

Dosja Gërdeci/ SPAK dërgon për gjykim Fatmir Mediun për “shpërdorim detyre”

admin

Ali Ahmeti nga Tetova: Të bëhemi bashkë të gjithë që jemi për integrim europian

admin

Politikani serb insiston: Të vazhdojnë negociatat Kosovë-Serbi

admin

Leave a Comment