Lajme

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u rikthye sërish dje në Zvërnec. Në një postim të publikuar këtë të diel në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Rama u bëri apel “revolucionarëve”, siç i quajti ai, që gjatë vizitave në zonë të mos dëmtojnë mjedisin që pretendojnë se po mbrojnë.

“Kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre, se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10-vjeçar të gjuetisë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Duke ndarë foto nga protesta në Zvërnec, ai tha se automjetet duhet të lihen pranë rrugës dhe vizitorët të ecin në këmbë deri në bregdet, në mënyrë që të mos shqetësojnë shpendët.

“T’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

Banner

Related posts

Reforma e re Territoriale ndez protestat në Shqipëri, 6 bashki kundër shkrirjes: Nuk do ta lejojmë

Admin2

VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, Maqedonia e Veriut e para në rajon me teknologjinë më të avancuar

Admin2

Daut Memishi vijon realizimin e projekteve për sportin, rinovohet zhveshtorja e stadiumit në Tearcë

Admin2