AKTUALE

Qyteti i Shkupit largon nga puna 371 persona, merrnin rrogë pa shkuar në punë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi mbrëmë se 371 persona janë larguar nga puna, të cilët ishin të punësuar në ndërmarrjet publike, por nuk shkonin në punë dhe megjithatë merrnin pagë.

„Këta janë njerëz që ne, qytetarët e Shkupit, i kemi paguar për vite me radhë, ndërsa ata nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë. Në të kaluarën bëheshin drama sikur po ndërmerreshin masa, por në të vërtetë bëhej vetëm zëvendësim. Në këtë sistem, kushdo që bën keqpërdorime, do të largohet nga puna,“ tha Gjorgjievski.

Ai shtoi gjithashtu se janë zbuluar keqpërdorime edhe me automjetet komunale, të cilat janë përdorur nga kompani private, ndërsa më pas atyre u janë paguar mjete financiare si për shërbime konsulence. (INA)

Banner

Related posts

Siljanovska-Davkova: Vendi im, në botën gjithnjë e më të fragmentuar, mbetet fuqishëm i përkushtuar në multilateralizmin efektiv, me KB-në në qendrën e vet

Gjyla Halili

Takim me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane

Gjyla Halili

Osmani në iftar me banorët e Komunës së Vrapçishtit

Gjyla Halili