AKTUALE

Qeveria zgjodhi Junçajn në Këshillin e Partneritetit për Zhvillimin Rajonal.

Në seancën e 57-të, Qeveria e Malit të Zi zgjodhi Vilson Junçaj, këshilltar në Ministrinë e Administratës Publike, për anëtar të Këshillit të Partneritetit për Zhvillim Rajonal.
Këshilli i Partneritetit për Zhvillim Rajonal është themeluar me vendim të Qeverisë së Malit të Zi dhe kryetar i tij është ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq.
Detyrat e Këshillit të Partneritetit, si organ këshillues i Qeverisë së Malit të Zi, ndër të tjera janë: monitorimi i situatës në fushën e zhvillimit rajonal dhe dhënia e rekomandimeve për marrjen e masave për përmirësimin e zhvillimit rajonal të Malit të Zi; dhënia e rekomandimeve për përcaktimin e prioriteteve në realizimin e projekteve zhvillimore etj.

Banner

Related posts

Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Gjyla Halili

Malësia e Tetovës bastion i Frontit Europian, ja rezultatet e para

Gjyla Halili

Bekim Rexhepi: 24 vite nga Marrëveshja e Ohrit – Vijë e Kuqe

Gjyla Halili

Leave a Comment