AKTUALE

Qeveria vazhdon masën për uljen e akcizës së naftës deri më 4 maj

Duke shqyrtuar gjendjen aktuale ekonomike dhe ndikimin e çmimeve globale në tregun vendor, Qeveria në seancën e sotme solli vendim për vazhdimin e masës për uljen e akcizave të derivateve të naftës me kohëzgjatje deri më 4 maj. Siç njoftojnë nga Qeveria, me këtë vendim mbahet ulja e akcizës së dizelit në vlerë prej 4 denarë për litër si dhe ulja e akcizës për benzinën 95 dhe 98 oktan, në vlerë prej 2 denarë për litër. Njëkohësisht, mbetet në fuqi edhe mekanizmi i dakorduar paraprakisht me kompanitë e naftës, sipas të cilit sigurohet ulje shtesë prej 3 denarësh për litër për naftën dhe 2 denarësh për litër për benzinat.

Gjithashtu, duke pasur parasysh efektet stabilizuese të masave të deritanishme dhe lëvizjet aktuale të çmimeve, Qeveria mori vendim për ndryshimin e Vendimit për zbatimin e normës preferenciale të tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas këtij ndryshimi, norma preferenciale prej 10% do të vazhdojë të zbatohet për benzinat, ndërsa për produktet e tjera kthehet norma e rregullt prej 18%.

Banner

Related posts

Besimi: Fletobligacionet e qytetarëve janë investim pa rrisk që do t’u sjellë rendimente qytetarëve

admin

Përfundon takimi mes ASh-së dhe Ali Ahmetit, Ziadin Sela flet për listat zgjedhore

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Manipulimi i VLEN-it bie përballë fakteve zyrtare

Gjyla Halili