AKTUALE

Promovohet në Lubjanë romani i Ag Apollonit me përkthim në sllovenisht nga Nikollë Berishaj

Në ambientet e Vodnikova domačija në Lubjanë u mbajt promovimi (tryeza e rrumbullakët) i romanit “Një fije shprese, një fije shkrepëse” të shkrimtarit Ag Apolloni, i përkthyer në gjuhën sllovene nga Nikollë Berishaj.

Aktiviteti u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni, në bashkëpunim me SHB Sodobnost International.

Në këtë ngjarje letrare morën pjesë autori i veprës Ag Apolloni dhe përkthyesi i saj Nikollë Berishaj, si dhe redaktorja Katja Klopčič Lavrenčič, ndërsa diskutimin e udhëhoqi kritiku letrar Urban Leskovar.

Të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku. Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, si dhe përfaqësues të shoqatave kulturore shqiptare në Slloveni, përfshirë Besnik Ademin nga Shoqata “Migjeni” në Lubjanë dhe Heset Ahmetin nga Shoqata “Iliria” në Koper.

Gjatë aktivitetit u zhvillua një diskutim rreth romanit, i cili zgjati rreth një orë dhe më pas vijoi me biseda të hapura dhe më të relaksuara mes autorit dhe të pranishmëve.

Ngjarja u vlerësua si një organizim i suksesshëm dhe i frekuentuar mirë, duke dëshmuar interesin e madh për letërsinë shqipe në Slloveni. Promovimi theksoi edhe një herë rolin e letërsisë si urë lidhëse mes kulturave dhe popujve.

Banner

Related posts

Filkovi s’mbushet mend, nuk e ka ndërmend ta lejojë provimin në shqip

Gjyla Halili

Myftinia e Tetovës falënderon “Melisa Kids” për bujarinë në prag të Fitër Bajramit

Gjyla Halili

Ilir Hasani: Jo mua, por Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve

Gjyla Halili