AKTUALE

Presidentja Siljanovska-Davkova për vizitë pune në Bullgari

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bullgari, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e shefave të shteteve dhe qeverive në “Akaba Proces Ballkan III” në Sofje.

Siç njoftoi Kabineti i Siljanovska – Davkovës, vizita realizohet me ftesë të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev dhe mbretit të Jordanisë, Abdullahu i Dytë.

“Presidentja e Maqedonisë së Veriut do të mbajë fjalim në seancën e parë të mbledhjes e titulluar ‘Identifikimi dhe kuptimi i kërcënimeve’. Gjatë vizitës, janë paraparë edhe takime dypalëshe të presidentes Siljanovska-Davkova me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe me mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullahu i Dytë”, thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimit në Sofje, presidentja Siljanovska-Davkova do ta vizitojë edhe spitalin “Pirogov”, ku po mjekohen një pjesë e të lënduarve nga zjarri në Koçan.

Banner

Related posts

Haradinaj kujton dëshmorët e martirët e Rahovecit: Dëshmuan vullnetin për drejtësi dhe për të jetuar të lirë

Gjyla Halili

Mitsotakis: Athina nuk toleron “lapsuse” të tjera nga Shkupi

Gjyla Halili

AHMET HAXHIU NË DELEGACION TE RAMIZ ALIA NË TIRANË

admin