AKTUALE

Policia sulmohet me armë në veri, arrestohen pesë kontrabandistë

Banner

Në orët e hershme të së premtes Policia e Kosovës është gjuajtur me armë zjarri nga një grup personash në Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë në Mitrovicë, Veton Elshani, ka thënë se Policia ka hasur në një furgon dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra.

Derisa, Policia ka tentuar t’i ndalojë automjetet, është gjuajtur me armë.

“Si rezultat i aktiviteteve policore në brezin kufitar, më 11.08.2023, rreth orës 03:20, bazuar edhe në informata që ka poseduar policia, ka reaguar në fshatin Kovaç (Farkëtarët), zona e përgjegjësisë e Stacionit Policor Kufitar-Jasenovik. Në këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandë me mallra dhe sulëm ndaj personit zyrtar, ndërsa një person i dyshuar ka arritur të shmanget arrestimit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Për vënë situatën nën kontroll, për të evituar sulmin e mëtejmë dhe për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm ndaj zyrtarëve policorë, janë përdorur pajisjet zyrtare konkretisht armët e zjarrit nga zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast”, njoftoi PK.

Brenda furgonit janë gjetur cigare të kontrabanduara.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se informacioni për sulmi ishte përhapur fillimisht në rrjetin social Telegram, por aty është thënë se Policia e Kosovës “ka qëlluar me armë serbët në Kosovë”, e për më tej duke pretenduar se Policia kinse i ka kidnapuar pesë prej tyre.

Related posts

Mexhiti: Nëse ka nevojë do të reagojë Qeveria, por riparimi i defektit me ujin në Shkup është përgjegjësi e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”

Gjyla Halili

Rama: Shqipëria do të ketë një kryeministre grua në vitin 2030

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura.

Gjyla Halili

Leave a Comment