KOSOVË

Policia kreu detyrën zyrtare, objektet e komunës janë pronë e Kosovës

Pas takimit që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia Qeveria e Ksovës doli me njoftim.
Sic bëhet e ditur në komunikatë, ky takimu zhvillua , për të diskutuar në lidhje me situatën në vend, Qeveria doli me një

“Liria e lëvizjes, sundimi i ligjit, siguria dhe mbrojtja, për të gjithë qytetarët, pa dallim bindjeve politike a prejardhjes, përkatësisë etnike apo fetare, në Republikën e Kosovës është prioritet dhe interes i të gjithëve. Institucionet e sigurisë duhet të bashkëpunojnë që të garantojnë një ambient të sigurt e të qetë për të gjithë.”, thuhet në komunikatë.

Më tej bëhet e ditur se Kurti theksoi se kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa.

“Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim.Kryeministri theksoi se objektet e komunës janë pronë e Republikës.”, thuhet në njoftim./21Media

Banner

Related posts

Këta janë pilotët që humbën jetën teksa tentonin të shuanin zjarret në Greqi

admin

Shpërthim afër stacionit të policisë në veri të Kosovës

admin

Sulm me granatë dore në shtëpinë e një serbi në Gjilan

admin

Leave a Comment