SPORT

Po bën sezon të madh me River Plate-n, e kërkon Real Madridi

Lucas Beltran i River Plate-s, është një tjetër talent që mund të transferohet në Evropë.

22-vjeçari po bën një sezon të madh me River Plate-n, sipas medieve spanjolle, është synim i klubit të madh të La Ligës, Real Madrid.

Beltran e ka nisur fuqishëm sezonin 2023, duke shënuar tetë gola dhe duke bërë një asistim në 20 paraqitje e tij të deritashme.

Ndërkohë, krahas Real Madridit, talenti i River Plate-s kërkohet edhe nga AC Milan dhe Atletico Madrid.

Klauzola e lirimit të lojtarit kap shifrën 25 milionë euro, shifër kjo që mund të paguhet nga Reali, Milan dhe Atletico Madrid.

Banner

Related posts

Bayern Munich eliminon PSG-në, kalon tutje në Ligën e Kampionëve

admin

Getafe mposht Valencian në garën për mbijetesë

admin

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Brugge – Benfica

admin

Leave a Comment