KOSOVË

Plagosi gruan e djalin dhe s’iu dorëzua policisë, ekzekutohet 62-vjeçari në Shqipëri

Pas disa orë negociatash dhe pasi nuk pranoi t’i dorëzohej policisë, forcat e policisë RENEA në Shqipëri kanë ekzekutuar 62-vjeçarin Ramiz Muçollari në Maliq të Korçës.

Burime nga mediat shqiptare bëjnë me dije se ka pasur herë pas here shkëmbime zjarri mes 62-vjeçarit dhe forcave RENEA. Ajo çka konfirmohet nga informacionet paraprake është se RENEA e vënë në pozitë të vështirë nga të shtënat me kallash nga autori, ka qëlluar drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.

Grupi i ekspertëve është duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes ndërkohë që bashkëshortja dhe i biri ndodhen në spitalin e Korçës me plagë të marra në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mbrëmjen e së premtes policia kishte shkuar në banesën e 62-vjeçarit pasi kishte marrë informacion se burri kishte plagosur me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij, Pëllumbesha Muçollari 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij, Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Këta të fundit janë transportuar në spital ndërsa 62-vjeçari i armatosur është mbyllur në banesë duke refuzuar të dorëzohet dhe duke qëlluar armë zjarri në drejtim të policisë.

Banner

Related posts

Si guxon të flasë ashtu për Kosovën

admin

Gjyqësori në Serbi po legjitimon ksenofobinë anti-shqiptare

admin

Qytetarë nga i gjithë Beogradi u mblodhën në shesh për të bërë homazhe në nder të viktimave të masakrës së sotme (foto)

admin

Leave a Comment