SHQIPËRI

Plagosët me armë një 24-vjeçar

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak para mesnatës në qytetin e Kuçovës.

Pas një konflikti të çastit është qëlluar në drejtim të  24-vjeçarit D.G., i cili është transportuar drejt spitalit rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme.

Të përfshirë në ngjarje kanë qenë 4 të rinj të cilët janë shpallur në kërkim, L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë.

Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive të bërë nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin D.G.”-njofton policia atje.

Banner

Related posts

OSBE/ODIHR nis vëzhgimin e zgjedhjeve/ Glover në konferencën e parë, Berisha ndryshon mendim

admin

“Fokusohemi te zgjedhjet e 14 majit”, Alibeaj pas mbledhjes së kryesisë: Të vendosur për t’ia dalë t’ia dalë me demokratët pa dallim

admin

Politika shqiptare uron Pavarësinë e Kosovës

admin

Leave a Comment