BOTA

Përplasen dy avionë ushtarakë në Romë, vdesin dy pilotët (FOTO)

Dy avionë ushtarakë u përplasën në Guidonia Monte Celio, një qendër në periferi të Romës dhe pilotët humbën jetën në përplasje. Dy avionët u rrëzuan në tokë, në një livadh jo shumë larg nga rruga Longaria, pasi morën flakë. Avioni tjetër u rrëzua në një rrugë aty pranë, duke prekur disa ndërtesa. Sipas dëshmitarëve vetëm falë manovrës së pilotit është shmangur masakra.

“Në mëngjesin e vonë të ditës së sotme, dy avionë U-208 në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor të planifikuar paraprakisht” u përplasën për arsye të panjohura për momentin, duke rënë për tokë në një zonë pranë aeroportit ushtarak të Guidonia.

“Fatkeqësisht, dy pilotët vdiqën në përplasje. Ekipet ndërhynë menjëherë në vendngjarje për shpëtimin. Nuk ka persona të tjerë të përfshirë”, thanë Forcat Ajrore në një njoftim zyrtar.

Viktimat e përplasjes midis dy avionëve ushtarakë në Guidonia di Monte Celio janë nënkoloneli Marco Meneghello dhe majori Giuseppe Cipriano: të dy efektivë në Stormo 60 të Forcave Ajrore, të dy instruktorë ekspertë fluturimi.

Cipriano sapo kishte mbushur 48 vjeç, kurse Meneghello kishte mbushur 46 vjeç më 18 gusht.

Ministria e Mbrojtjes u shprehu ngushëllimet të dy familjeve në rrjetet sociale, duke postuar një foto të ndërtesës me një shirit zie.

Banner

Related posts

Imazhet tronditëse, “burgjet’ ku ushtria ruse torturonte me karrige elektrike dhe përdhunonte ukrainasit

admin

Presidenti izraelit afirmon marrëdhëniet me SHBA në mes të trazirave në vendin e tij

admin

BE shënjestrën gjigantët online! Rregulla të reja për Facebook, Tiktok, Apple dhe Amazon

admin

Leave a Comment