BOTA

Përmbytje masive në Kinë/ 14 viktima, qindra mijëra të prekur

Katërmbëdhjetë vetë vdiqën gjatë fundjavës në qytetin kinez Shulan për shkak të përmbytjeve shkaktuar nga tajfuni Doksuri,

Sipas mediave shtetërore, përpjekjet e shpëtimit për banorët e prekur nga përmbytjet vijojnë në të gjithë Kinën veriore.

Vdekjet në Shulan të provincës verilindore Jilin, i shtohen më shumë se 20 personave që vdiqën javën e kaluar në Pekin dhe Hebei. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të përgjithshëm të viktimave për të gjithë vendin. Sipërfaqe të mëdha u përmbytën dhe banorëve po u dërgohen artikuj të nevojshëm me helikopterë.

Mbi 130,000 banorë janë prekur në Shulan dhe 79,000 njerëz janë evakuuar në provincën Jilin, njoftoi media shtetërore. Ministria e Burimeve Ujore e Kinës ngriti nivelin e gatishmërisë të dielën për disa rajone.


Top Channel

Banner

Related posts

Stoltenberg i kërkon Rusisë që ta rishqyrtojë vendimin lidhur me “New Start”

admin

Stoltenberg: Mos prisni ftesë zyrtare për Ukrainën në samit të NATO-s

admin

Misioni Artemis 3, NASA mund të vonojë uljen hënore të ekuipazhit

admin

Leave a Comment