AKTUALE

Përfundon mbledhja e Kryesisë Qendrore të ASH-së: S’ka vendim, theksohet rëndësia e ruajtjes së koalicionit VLEN

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë Qendrore, ku janë diskutuar çështje kyçe lidhur me orientimin politik të partisë në zgjedhjet e ardhshme dhe negociatat për koalicion.

Sipas burimeve të portali ZYRTARE.net nga mbledhja, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar nëse partia do të vazhdojë me koalicionin opozitar VLEN apo do të bashkëpunojë me BDI-n.

Megjithatë, është mbështetur propozimi i grupit parlamentar, duke i dhënë atij një shans për të vazhduar negociatat në ndarjen e komunave dhe përgatitjen e listave për këshilltarët komunal. Po ashtu, Kryesia Qendrore e ASH-së ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së koalicionit VLEN, duke sinjalizuar se orientimi kryesor mbetet vazhdimi i bashkëpunimit me partitë tjera nga VLEN. /Zyrtare.net/

Banner

Related posts

2 ushqimet kyçe që parandalojnë mpiksjen e gjakut

admin

Izet Mexhiti falemenderon banorët e Mateçit: Nuk do t’ ju zhgënjejmë

admin

VLEN: BDI nxori në rrugë intelektualët shqiptar

Gjyla Halili