AKTUALE

Përfaqësuesit e Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim vizituan SPB-në e Tetovës

Përfaqësuesit e Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim të udhëhequr nga shefi i Departamentit për Zhvillimin e Policisë në Misionin e OSBE-së në Shkup, Mark Dixon, vizituan Departamentin e Punëve të Brendshme në Tetovë informon Tetovasot. Në kuadër të kësaj vizite, ata patën një takim me shefin , Amir Dalipi, me të cilin patën një bisedë mjaft konstruktive.

Z. Dixon shprehu vlerësimin dhe kënaqësinë e lartë për bashkëpunimin e OSBE-së me SPB Tetovë, të realizuar përmes disa projekteve të përbashkëta, kryesisht parandaluese-edukative, por edhe të tjera.Kënaqësi për bashkëpunimin në takim ndau edhe shefi Dalipi, me pritshmëri personale se do të vazhdojë në mënyrë të dyanshme edhe në periudhën e ardhshme.Bashkëpunimi, u konkludua, do të kontribuojë në modernizimin e përgjithshëm dhe përmirësimin e funksionimit të përditshëm profesional të SPB Tetovë, para së gjithash në nivel parandalues.

Banner

Related posts

SEMINAR TRAJNUES “JETA HALLALL NË KOHËN MODERNE”

Gjyla Halili

Ky shtet miraton ligj që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Gjyla Halili

Ja sa qytetarë të Maqedonisë pritet të dëbohen nga SHBA, pas paralajmërimeve të Trump

Gjyla Halili

Leave a Comment