AKTUALE

Përbërja e re e KSHZ-së në seancën e sotme plenare

Sot duhet të filloj seanca e 16-të e Kuvendit, me disa vendime dhe ligje në rend dite. Në rendin e ditës të propozuar janë vendimet për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit.

Me vendimin për harmonizimin e përbërjes së KSHZ-së, propozohet që kryetar të jetë Boris Kondarko, anëtar aktual, i cili vjen me propozim të LSDM-së dhe nënkryetari Abdush Demiri, i cili erdhi në KSHZ me propozimin e Lëvizjes Besa.

Për anëtarë janë propozuar kryetari aktual Aleksandar Dashtevski (VMRO-DPMNE), nënkryetarja Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski (LSDM).

Kuvendi sot duhet të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të KSHZ-së. Boban Stojanovski (VMRO-DPMNE), i cili ishte anëtar i KSHZ-së, ndërkohë që u bë zv. sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Risteska (LSDM) po pensionohet.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Garës në Tetovë, nga Besëlidhja AKI, do t’i prijnë dy personalitete të spikatura si Bajram Rexhepi dhe Asaf Abduramani

Gjyla Halili

Reagim i BDI-së ndaj kumtesës së VLEN-it për regjistrimin

Gjyla Halili

Ende s’ka zgjidhje për transportuesit privatë , bisedimet me Arsovskën mbeten enigmë

admin