KOSOVË

Për dajën e vrarë dhe për ushtarët e gjallë, që po nëpërkëmben

Nënkyretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka njoftuar se nesër do t’i bashkohet protestës së thirrur nga veteranët e UÇK-së.

Ajo ka thënë se do të dalë në protestë për të gjithë ata që guxuan të luftojnë, për të vrarët por edhe për ushtarët e gjallë që sipas saj po nëpërkëmben.

Nesër do të dal në protestë. Për gjithë ato gra e burra që patën guxim ta mundin frikën dhe vdekjen.
Për dajën tim të vrarë me pushkë në dorë.Për ushtarët e gjallë, por fatkeqësisht të fyer e të nëpërkëmbur.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nesër do të mbajnë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kështu është bërë e ditur përmes një postimi nga kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla.

Në njoftim është potencuar se “do të protestohet kundër skandaleve qeveritare”.

Banner

Related posts

BE i përsërit Serbisë nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

admin

Hoxha në OKB, kundërshton krahasimin e zonave të okupuara të Ukrainës nga Rusia me Kosovën

admin

Sanksionet ndaj Vulinit janë përgjegjësi e imja

admin

Leave a Comment