AKTUALE

Pendarovski: Mos dhashtë zoti, nëse fitojnë vijojnë 15 vite qëndrim në një vend

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, mbrëmë ishte mes banorëve të Butelit, prej ku kërkoi mbështetje për mandat të dytë që, siç tha, qytetarët të fitojnë garancë se Maqedonia do të jetë shtet i avancuar dhe europian.

Kur i pyetni çfarë nuk është në rregull për ju në Marrëveshjen që e kishim me Brukselin, korrnizën europiane të negociatave, thonë se do ta anluojnë edhe atë për shkak se aty nuk është gjuha maqedonase. Kjo është gënjeshtra më e madhe e mundshme politike. Marrëveshjen që e kemi me Brukselin për fillimin e negociatave përmban klauzolë për gjuhën maqedonase, qartë thuhet se i gjithë legjislacioni evropian, të gjitha ligjet evropiane do të përkthehen në gjuhën maqedonase kur ne të bëhemi anëtar i plotëfuqishëm i asaj organizate. Mirëpo, kjo atyre nuk i përshtatet sepse kanë interes nga krijimi i mjegullës politike t’u japin shpresa të rreme qytetarëve tanë”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Banner

Related posts

Nikollë Camaj uron Sherif Krniqin për rizgjedhjen në krye të Shoqatës “Malësia në Kaliforni”

Gjyla Halili

Ndërron jetë edhe një person nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan

Gjyla Halili

Limani: U miratua ligji për rritjen e pensioneve prej 5 mijë denarëve

Gjyla Halili