SHQIPËRI

PD mbledh kryesinë/ Diskutohet për zgjedhjen e kryetarit të ri

Banner

Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon aksionin për t’u rizgjedhur në krye të partisë, pavarësisht kundërshtive edhe nga ish bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, si Gazmend Bardhi.

Këtë të enjte në orën 17:00 është mbledhur edhe kryesia e Partisë për të bërë miratimin për grupet e punës për listat e anëtarësisë, rregulloren për procesin zgjedhor, si dhe plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor që shkaktuan konflikt se fundmi.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton se vetëm një pjesë e vogël e anëtarëve po marrin pjesë në mbledhje ndërsa Gazmend Bardhi dhe disa të tjerë që kanë shprehur kundërshti për procesin dhe veë rikandidimit e Lulzim Bashës nuk janë paraqitur.

Anëtarët që po marrin pjesë në mbledhjen e thirrur sot në PD:

Enkelejd Alibeaj
Taulanda Jupi
Gentian Gaba
Endri Hasa
Xhemal Gjunkshi
Kreshnik Collaku
Gazmend Konduzi
Taulant Zeneli
Agron Kapllanaj
Indrit Sefa
Fitim Zekthi

Related posts

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

admin

Sali Berisha: Rama me urdhër të Vuçiqit e anuloi takimin me Kosovën

admin

“Votoni Blerim Sherën, jo kukullën Berishës dhe Metës!”/ Veliaj nga Vora: Po i çojnë demokratët ‘si cjapi te kasapi’, në thertoren që financohet me lekët e rusëve

admin

Leave a Comment