SHQIPËRI

PD ankimoi vendimin e Celibashit/ KAS hedh shortin, caktohet relatori i çështjes

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh sot shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e Partisë Demokratike.

Relator i çështjes për ankimimin e Partisë Demokratike u caktua Koli Bele.

Ditën e djeshme, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Pas vendimit të KQZ për mosregjistrim, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).

Nëse KAS do të lërë në fuqi vendimin e Celibashit, atëherë PD ka të drejtë që brenda 5 ditëve t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.


Top Channel

Banner

Related posts

E premte tragjike në Shqipëri, 9 viktima brenda një dite

admin

Politikania serbe zbulon një nga ndërmarrjet më tinëzare të regjimit të Vuçiqit

admin

Publikohet raporti për lirinë fetare, cilat janë problemet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment