AKTUALE

Pas tensioneve në Veri, Kosova nis lobimin në SHBA

Në mesin e tensioneve në veri dhe marrëdhënieve të acaruara me partnerët ndërkombëtare si BE-ja dhe ShBA-ja, Qeveria e Kosovës ka angazhuar një kompani lobimi në Uashington.

Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, thuhet se kompania lobuese e paguar nga Qeveria e Kosovës me shumen e 147 mijë eurove do të ofrojë këshilla strategjike dhe përfaqësim të huaj brenda Shteteve të Bashkuara, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kontratës së nënshkruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, kompania do të ofrojë këshilla, përkrahje dhe komunikim me degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë amerikane për të përmirësuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Kontrata, e nënshkruar më 26 qershor mes Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës dhe përfaqësuesit të kompanisë lobuese, shqiptaro-amerikanit Avni Mustafaj ka hyrë në fuqi më 3 korrik dhe është e vlefshme për një vit.

Banner

Related posts

“’Aktivisti’, databaza famëkeqe e patronazhistëve”, BIRN: Si funksionon mekanizmi i krijuar nga socialistët, përdoruesit në garë për sa më shumë pikë

admin

Ali Ahmeti mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e duhur

Gjyla Halili

INFORMALE/ Osmani: Secili politikan nën uniformën e politikanit duhet ta ketë edhe një uniformë të profesionistit

Gjyla Halili

Leave a Comment