SPORT

Pas humbjes nga Barcelona, Ancelotti ka një mesazh për katalonasit

Banner

Carlo Ancelotti nuk e ka dramatizuar humbjen në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit nga Barcelona.

Skuadra e Xavit triumfoi 0-1 në “Santiago Bernabeu”, por trajneri italian beson te përmbysja dhe kalimi në finale.

“Nuk arritëm të siguronim rezultatin që donim, por performanca e skuadrës na mbush plot besim për ndeshjen e kthimit. Duhet të përsërisim këtë lojë edhe në Barcelonë”, ka thënë trajneri italian.

“Ata qëndruan mbrapa, u mbrojtën shumë mirë, por ne nuk i lejuam të zhvillonin futbollin që donin të luanin. Kjo është sigurisht një meritë dhe një ogur i mirë për sfidën në ‘Camp Nou’. E nisëm dhe e përfunduam mirë ndeshjen, por paguam një gabim individual. Jemi të kënaqur, nuk është kurrë e lehtë të kontrollosh ndeshjen ndaj një kundërshtari si Barcelona”.

“Duhet të kthejmë rezultatin, por nuk është hera e parë që na ndodh. Pres të njëjtin intensitet në takimin e kthimit, por duhet të krijojmë më shumë raste për gol. Barcelona do të luajë ndryshe në fushën e vet”, u shpreh Ancelotti.

Related posts

Caicedo është një nga emrat më të kërkuar

admin

Shtyhet ndeshja mes Chelseat dhe Dortmundit

admin

Dalin në shtije biletat për përballjen mes Zvicrës dhe Kosovës

admin

Leave a Comment