BOTA

Pas 227 orësh nën rrënoja, nxjerret e gjallë 74-vjeçarja në Turqi

Janë bërë dhjetë ditë që nga dita kur dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë jugore duke lënë mijëra persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Por, pikërisht në ditën e dhjetë, një grua 74-vjeçare e cila kishte kaluar 227 orë nën rrënoja është gjetur e gjallë.

Cemile Kekec u shpëtua në provincën Kahramanmaras aty ku ishte edhe epiqendra e dy tërmeteve me e magnitutë 7.7 dhe 7.6 të javës së kaluar.

Pas kësaj, Kekec është dërguar në spitalin më të afërt për trajtim mjekësor.

Vetëm në Turqi, tërmetet vranë mbi 35 mijë persona si dhe plagosen mbi 105 mijë të tjerë sipas shifrave të fundit zyrtare për të cilat ka raportuar Anadolu Agency.

Banner

Related posts

Aktorët e Hollivudit shpallin grevën historike

admin

Pamje dramatike, shpërthejnë lumenjtë në Austri: Përmbytjet e shekullit!

admin

IAEA kërkon qasje shtesë në centralin bërthamor të Zaporizhjas

admin

Leave a Comment