AKTUALE

Partitë shpalosin emrat – tetë kandidatë për president të RMV-së?!

Një ditë para nisjes së afatit për grumbullimin e nënshkrimeve, partitë më të mëdha politike kanë bërë publike emrat e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale.

Shefi aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, do të jetë kandidati presidencial I LSDM-së, kanë njoftuar mediat duke u thirrur në burime të kësaj partie.

Kjo është hera e tretë e pjesëmarrjes së Pendarovskit në zgjedhjet për president, kurse konfirmimi I kandidaturës së tij pritet të bëhet më 3 mars nga Kuvendi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së.

VMRO-DPMNE do ta kandidojë profesoren Gordana Siljanovska – Davkova. Ajo sot konfirmoi kandidaturën, që duhet të konfirmohet më Konventën partiake më 2 mars. Davkova garoi edhe zgjedhjet e vitit 2019 kur humbi nga kundërkandidati I LSDM-së.

Te partitë shqiptare BDI-ja garon me Bujar Osmanin, ndërsa opozita shqiptare me Arben Taravarin.

Krahas tyre, tashmë në opinion dihet se në garën presidenciale hyjnë edhe profesorja universitare Biljana Vankovska si kandidate e “Levicës”, kurse partia “Grom” ka mbështetur kryetarin partiak, Stevço Jakimovski.

Në Kongresin e parë, partia e Kryebashkiakut të Kumanovës “E DI” pritet ta zyrtarizojë kandidaturën e Maksim Dimitrievskit.

Në opinion përflitet edhe kandidimi I Mersiha Smailoviqit si kandidate e partisë së boshnjakëve.

Afati për grumbullimin e nënshkrimeve të kandidatëve për president dhe për deputetë, sipas afateve të KSHZ-së, nis nesër 23 shkurt dhe skadon më 8 mars.

Sipas rregullores kur dorëzuesi I listës së kandidatit për president është grupi I zgjedhësve, nevojiten së paku 10.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në listën zgjedhore, derisa kur dorëzues të listës për president janë deputetë, nevojiten së paku 30 nënsshkrime nga deputetët.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president duhet t`i dorëzojnë në KSHZ, më së voni deri më 19 mars në mesnatë.

Rrethi i parë I zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, kurse rrethi I dytë më 8 maj, bashkë me ato parlamentare.

Banner

Related posts

“Nuk du me shku në xhenetin e Shefqet Krasniqit”, Arbana Xharra reagon pas ofendimit të Shkurte Fejzës

Gjyla Halili

Njihuni me fshatin ku s’lejohen burrat

admin

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë vendvotimet janë hapur me kohë

Gjyla Halili