AKTUALE

Partitë maqedonase ia mësyjnë votave shqiptare: LSDM hap shtab në Opajë të Likovës, VMRO në Rashçe të Sarajit

Partitë maqedonase ia kanë mësyer edhe votave shqiptare në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Së fuhdmi VMRO-DPMNE ka hapur shtab partiak në fshatin Rashçe të Sarajit, ku kanë qenë prezent deputetët Antonio Milloshovski dhe Velika Stojkova Serafimovska, transmeton Lideri.mk.

“Me ftesë të Martinit dhe Nevzatit pata nderin të marr pjesë në hapjen e KV të VMRO-DPMNE-së në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit, së bashku me kolegen Velika Stojkova Serafimovska ❗️

Është e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe të punojmë së bashku për fitore❗️”, ka shkruar Milloshovski në rrjetet sociale duke publikuar edhe foto nga rasti, transmeton Lideri.mk

Fotot në LINK: https://www.facebook.com/share/p/fn4rhzp4vsVyxtsp/?mibextid=WC7FNe

Ndërkohë edhe LSDM “riparon” strukturat në vendbanimet e banuara me shqiptarë, transmeton Lideri.mk. Pas Haraçinës, LSDM ka hapur shtabin e vet edhe në fshatin Opajë të Likovës, ku kanë qenë prezent edhe zv/kryeministri Fatmir Bytyqi dhe drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska.

Bytyqi është shprehur i kënaqur nga mikëpritja në Opajë.

Banner

Related posts

Rina Ajdari në takim me Ministren e Jashtme të Shqipërisë në Shkup: Bashkëpunimi Shqipëri–Maqedoni e Veriut, kyç për proceset politike

Gjyla Halili

Shqiptarët “braktisin” gomonet dhe preferojnë kamionin?! Mediat britanike: Pas masave nga qeveria, bie numri i emigrantëve, por…

admin

Ekspertët amerikan: Pushteti do të thotë përgjegjësi dhe të respektohen marrëveshjet ndëkombëtare!

Gjyla Halili