BOTA

Paris/ Protestuesit sulmojnë shtëpinë e kreut të komunës, plagosen bashkëshortja dhe njëri nga fëmijët

Protestuesit sulmuan shtëpinë e kryetarit të periferisë së Parisit, L’Haÿ-les-Roses, kur Vincent Jeanbrun ishte në zyrën e tij.

Gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin në gjumë kur sulmuesit përplasën portat dhe i vunë flakën makinës.

Kur gruaja dhe fëmijët e tij të vegjël tentuan të arratiseshin, ata u goditën nga fishekzjarrët si pasojë e së cilës u plagosën bashkëshortja dhe një nga fëmijët.

Ishte “një tentativë vrasjeje frikacake e papërshkrueshme”, tha kryebashkiaku Jeanbrun. Policia ka nisur një hetim, lidhur ngjarjen sipas BBC.

Policia njoftoi se gjatë natës janë arrestuar 719 persona, në krahasim me 1311 arrestime një natë më parë në mbarë vendin, pas dislokimit të forcave të sigurisë me synimin për të shtypur trazirat më të ashpra në Francë në vitet e fundit.

Kjo krizë, e cila u përhap me shpejtësi, paraqet një sfidë të re për udhëheqjen e presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

17-vjeçari Nahel, vdekja e të cilit nxiti trazirat, pas vrasjes nga një polic, u dërgua në banesën e fundit të shtunën në një ceremoni mortore në qytetin e tij të lindjes Nanterre, në periferi të Parisit.

Disa shkolla, stacione policie dhe dyqane janë djegur dhe vandalizuar gjatë ditëve të fundit, por një sulm i tillë personal në shtëpinë e një kryetari komune është i pazakontë.


Top Channel

Banner

Related posts

Franca sfidon Italinë: Nuk marrim emigrantë që zbarkojnë në Lampeduzë!

admin

Turbinat detare të energjisë së erës po vrasin balenat e delfinët, provon dokumentari në SHBA (fotot)

admin

Gruaja që trokiti në arkivol gjatë funeralit të saj vdes pas një jave

admin

Leave a Comment