BOTA

Parashikoi tërmetin e Turqisë, gjeologu holandez paralajmëron sërish

Gjeologu holandez  Frank Hoogerbeets, i cili parashikoi me përpikmëri tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Siri ka paralajmëruar për një tjetër tronditje të fortë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka shkruar se në bazë të gjeometrisë hënore, një tjetër tërmet fortë do të godasë sërish brenda katër ditëve, zonën në afërsi.

“Potenciali për aktivitet më të fortë sizmik në ose afër brezit të purpurt 1-4 ditë. Ky është një vlerësim. Nuk përjashtohen edhe rajonet e tjera”, – ka shkruar Hoogerbeets në Twitter.

Më 3 shkurt, 3 ditë përpara se të binte tërmeti me magnitudë 7,8, me epiqendër në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, ai parashikoi se një tërmet me magnitudë 7,5 në këtë rajon do të godiste Turqinë qendrore-jugore, Jordaninë, Sirinë dhe Libanin midis datave 4-6 shkurt.

Sipas raporteve deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 20 mijë persona, ndërkohë që shumë të tjerë janë në rrënoja të cilët presin të nxirren nga ekipet e shpëtimit.

Banner

Related posts

Media turke publikon foton e gjashtë të ekzekutuarve në Greqi, hetohen celularët dhe ADN e tyre

admin

VOA: Studim mbi ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut

admin

Kujdes nga Rusia – Pas skandalit të spiunazhit në Gjermani

admin

Leave a Comment