BOTA

Parada e flamurit në Indonezi/ Festimet në prag të Ditës së Pavarësisë

Indonezianët kanë nisur festimet për Ditën e tyre të Pavarësisë që do të jetë më 17 gusht. 

Një flamur 100 metra i gjatë u shfaq në Bogor, në provincën Perëndimore të Java, ku morën pjesë ushtarakë, civilë e qytetarë që përkujtojnë ditën e tyre më të rëndësishme.

Përgjatë gjithë javës deri në ditën e pavarësisë në qytete e fshatra mbahen parada të tilla të gjalla, procesione ushtarake dhe shumë ceremoni të flamujve patriotikë. Shkollat ​​fillojnë javët e trajnimit me praktikën marshuese, ndërsa të gjitha rrugët kryesore janë të bllokuara. Shitje dhe festime të veçanta ka gjithashtu në qendrat tregtare. Tregjet bëhen edhe më kaotike sesa zakonisht.

Një nga pjesët më zbavitëse të Ditës së Pavarësisë së Indonezisë është respektimi i një tradite që nisi gjatë periudhave koloniale të njohura si panjat pinang.

Loja e çuditshme përbëhet nga shtylla të rënda, zakonisht pemë arre të ngritura në sheshet kryesore të qyteteve dhe fshatrave. Në majat e pemëve ka dhurata e çmime të ndryshme, sigurisht për atë që arrin ta prekë majën.

Kombi aziatik do të festojë këtë vit 78-vjetorin e pavarësisë së tij nga sundimi kolonial i Holandës.

Në vitin 1945, Indonezia shpalli pavarësinë e saj nga sundimi kolonial holandez, ndërsa Holanda e pranoi de facto një gjë të tillë në vitin 2005.


Top Channel

Banner

Related posts

Ukraina sulmoi me “Storm Shadow” flotën ruse të Detit të Zi! Një ushtar rus ende i zhdukur

admin

(Video) FSK publikon momentin e nxjerrjes së fëmijës dy vjeçar nga rrënojat

admin

I bën “gropën”vetes? Suedia bllokon dy ekstradime, komplikohet anëtarësimi në NATO!

admin

Leave a Comment