AKTUALE

Pampuri: Tirana vijon të humbasë identitetin

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri u shpreh sot se, “Tirana vijon të humbasë identitetin, për shkak të interesave të ngushta të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, atyre që u pasuruan duke e mbajtur në pushtet”.

“Kryeqyteti që nuk i ka mbetur më asgjë nga historia e tij, e nuk ka mbetur më asgjë nga fëmijëria jonë, pasi ata që ulërasin nga mëngjesi deri në darkë duke bërë herë viktimën, herë të fortin, herë shpifësin e herë shantazhuesin e kanë përdorur çdo cep të Tiranës si qokë, për të mbijetuar sa më gjatë në pushtet dhe në politikë”, shkroi Pampuri në një postim në rrjetet sociale.

“Drejtësia, SPAK të hetojnë, e të nxjerrin të vërteta, të paktën me fakte të ndriçohet mendja e ndokujt që mendon që kjo klasë politikanësh të korruptuar mendokërka për Shqipërinë, shqiptarët dhe të ardhmen e këtij vendi. Lojërave u ka dalë boja”, përfundoi ajo.

Banner

Related posts

Vedat Rexhepin emërohet shef i shtabit politik për Dizhon 1A, dhe Sedat Ibrahimin për Dizhon 1B.

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Kujt po i pengon Ansambli Muzikor në Tetovë?

Gjyla Halili

SHBA mirëpret de-përshkallëzimin e retorikës midis Sofjes dhe Shkupit

admin

Leave a Comment