SHQIPËRI

Pamje nga spitali në Mitrovicë, gazetarët marrin ndihmë mjekësore

Ekipet e medieve, që u sulmuan në Leposaviq, tashmë kanë arritur në Mitrovicë, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë ata po bëjnë ekzaminimet dhe po marrin shërbimet e nevojshme mjekësore.

Ekipet e mediave, Tëvë1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV janë sulmuar nga persona të maskuar në komunën e Leposaviqit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se kameramani Bardh Bekteshi ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe trup.

“Sulmohen mediat në Leposaviq, kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, pëson lëndime të rënda në kokë dhe trup. Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre në Leposaviq. Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar fizikisht siç shihet në videon shqetësuese të dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, nga ekipet në terren”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Banner

Related posts

Më të mirët e bashkisë/ Veliaj vlerëson punonjësit me kontributin më të gjatë për qytetin

admin

Nuredini: Riafirmohet projekt marrëveshja me Republikën e Shqipërisë për menaxhimin e burimeve ujore

admin

Tragjedia në Greqi/ Veliaj: Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve

admin

Leave a Comment