AKTUALE

PALLATICA ME VAKUF TË RI

Sot më 09.10.2024 Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili në zyrën noteriale të noterit Lirim Abdili nënshkruajti aktin solemn për pranim-dorëzimin e vakufit të ri me sipërfaqe prej 2100m2 i blerë nga banorët e fshatit Pallaticë dhe i destinuar për varreza të këtij fshati.
Falënderojmë imamin e Xhamisë së Vjetër të fshatit Pallaticë të nderuarin Emshi ef. Abdullahun, këshillin iniciativ, dhe këshillin xhamisë për bashkëpunimin dhe aktivitetin e treguar deri në përmbylljen e këtij procesi.
Në veçanti jemi mirënjohës dhe falënderues ndaj avokatit Uzeir Shabani për përgatitjen dhe kompletimin e dokumentacioneve të duhura.
E lusim Allahun Madhëriplotë që të gjithë kontribuesit t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe botës tjetër.

Banner

Related posts

Lloga: 2/3 për Programin e VMRO-s, por jo 2/3 për ndryshimet kushtetuese

Gjyla Halili

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve” – Zef Berishaj përkujton Epopenë heroike të UÇK-së

Gjyla Halili

Faton Ahmeti në mbështetje të TS: “Liria e medias është liria jonë!”

Gjyla Halili