AKTUALE

Osmani: Themelohet platforma QUAD e Ballkanit Perëndimor për harmonizim me Politikën e Jashtme të BE-së

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Besnik Osmani, ka konfirmuar sot se në Shkup është themeluar platforma e re – QUAD i Ballkanit Perëndimor me qëllim të harmonizimit 100% me Politikën e Jashtme të BE-së.

Në fokus: harmonizimi i plotë i Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, ka shkruar Osmani.

Postimi i z. Osmani:

Sot në Shkup themeluam një platformë të re – QUAD i Ballkanit Perëndimor – harmonizim 100% me Politikën e Jashtme të BE-së
Në fokus: harmonizimi i plotë i Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, kërcënimeve hibride, krizës energjetike dhe pasojave ekonomike të shkaktuara nga invazioni rus ndaj Ukrainës
Secili prej këtyre vendeve, është dëshmuar partner i besueshëm i NATO-s dhe BE-së.
Qëllimi i përbashkët strategjik i të gjitha vendeve të cilat kanë arritur harmonizim të plotë me vendimet e BE-së parqet integrim të plotë në Union.

Banner

Related posts

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kosovë, kërkohej me fletarrest ndërkombëtar

Gjyla Halili

Mbyllet Lista e Votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë

Gjyla Halili

Sa ndikim ka vota e shqiptarëve në SHBA?

Gjyla Halili

Leave a Comment