AKTUALE

Osmani takohet sot me Stoltenbergun në Bruksel

Banner

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, në një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s, ka njoftuar Zyra e Presidencës.

Ajo do të pritet të enjten [sot] në orën 14:00 nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin u bë e ditur se do të realizojë takim bilateral.

“Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg do t’i adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media. Gjatë vizitës zyrtare në NATO, Presidentja do të ketë takim edhe me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer”, njoftoi Zyra e Presidencës.

Ajo do të realizojë edhe takime edhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.

“Përgjatë vizitës, presidentja Osmani do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin për kontribut të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në rajonin tonë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Sipas njoftimit të NATO-s, në ora 14:30 do të ketë konferencë për media.

NATO në njoftimin për takimin e Stoltenbergut me Osmanin, nuk i është referuar kësaj të fundit si presidente e Kosovës, por vetëm si “Vjosa Osmani-Sadriu nga Kosova”.

Related posts

Faton Ahmeti me Ali Ahmetin rrugës për në Prishtinë: “Sot, jemi të gjithë UÇK!”

Gjyla Halili

Koalicioni VLEN garon me program konkret, ofertë serioze për qytetarët!

Gjyla Halili

Debat publik për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare

Gjyla Halili

Leave a Comment