AKTUALE

Osmani: Populli shqiptar, model për revolucionarët e shtypur në botë



Bujar Osmani, ka shprehur bindjen se populli shqiptar do të jetë model për revolucionarët e popujve të shtypur në botë. Në një vizitë në Shipkovicë, ai theksoi transformimin e Maqedonisë nga një popull i përjashtuar në një popull që udhëheq institucionet më të rëndësishme të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne ja dolëm, ne ishim popull i përjashtuar, i nënshtruar, ne ishim popull që nuk na bënin hesap shteti dhe institucionet e shtetit. Për 20 vite ne jemi sot popull i kryeministrit, i institucioneve më të rëndësishme në vend”, tha Osmani.
Osmani u shpreh se suksesi i tyre do të shërbejë si shembull për popujt e tjerë të shtypur, duke i nxitur ata të luftojnë për faktorizimin e tyre dhe të kenë krenari për arritjet e tyre.

Në këtë kontekst, ai bëri thirrje për mbështetje të idesë së presidentit të parë shqiptar, duke shtuar se është e rëndësishme që mos të humbasin votën. Këto deklarata vijnë në një moment kur Kosova është në proces të ndryshimeve të thella politike dhe institucionale.

Banner

Related posts

Me propozim të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës Kreshnik Bekteshi lëshohet në shtëpi

Gjyla Halili

Ismet Sylejmani: Talat Xhaferi daljen e tij të fundit si kryeparlamentar jashtë shtetit e kishte vizitën në Gjilan

Gjyla Halili

Rahim Memeti emërohet shef i shtabit politik në Kv. Shkumbin/ Rexhepi: Indinjata kundër kësaj qeverie ndehet gjithkund

Gjyla Halili