AKTUALE

Osmani: Mos i nënçmoni shqiptarët!


Përfaqësuesi i Frontit Europian, Bujar Osmani sot në Klan Debat ka komentuar fotografinë e liderit të VMRO-DPMNE-së, dhe përfaqësuesit të VLEN-it, Arben Taravari.

“Mendoj që ka një punë të mirë dhe një punë të keqe. Puna e mirë është që maskat po bien para votimit. Kur ende kanë mundësi njerëzit të japin përgjigje kësaj që ndodhi, për shkak se zakonisht maskat bien pas zgjedhjeve dhe pastaj është vështirë të ktheni procesin. Por, kur ndodhin dy ditë para atëherë është punë e mirë, që populli të jetë i mirë informuar për vendimet e veta.

Ajo që nuk më pëlqen është që shqiptarët po nënçmohem publikisht, për shkak se kam menduar se populli i Kryeministrit, populli i ministrit të jashtëm, i ministrit të financave, asnjëherë më nuk do ti nënshtrohet këtij turpi publik, që të nënçmohet vullneti i tyre politik, vlera e votës së çdo shqiptari dhe ti bëhet aq haptazi një puç Marrëveshjes së Ohrit dhe instrumenteve bazë të Marrëveshjes së Ohrit, që imponojnë dy shumicat pas 2001 e këndej”, tha Osmani.

Banner

Related posts

NË MES HERONJËVE TË PAVDEKSHËM DHE TË GJALLË TAHIR SINANI DHE ALI AHMETI

Gjyla Halili

Voton Talat Xhaferi: Si Kryeministër shpreh kënaqësi për procesin e qetë zgjedhor

Gjyla Halili

Gashi: E fitojmë BDI-në me 5-6 deputetë diferencë!

Gjyla Halili