AKTUALE

Osmani: E ardhmja jonë është vetëm në BE, ndaj këtë duhet të ua sigurojmë qytetarëve tanë!

Kandidati i BDI-së për President, Bujar Osmani thotë se do të jetë njeriu i politikave që i japin perparësi qendrueshmërisë, duke promovuar praktika ekologjike dhe një qeverisje të përgjegjshme me llogaridhënie.

“E kam provuar para jush se e mbaj fjalen e dhene. Tani po kerkoj mundesine per ta provuar para gjithe qytetareve te Maqedonise se Veriut” tha Osmani ne fjalimin e sontem ne Kale.

“Si baba krenar i tre femijeve, jam i vetedijshem per mundin e shkrire ne formesimin e se ardhmes se popullit tone. Si te gjithe prinderit, edhe une enderroj per nje Maqedoni, ne te cilen femijet tane te rriten dhe te perparojne, te lire per te realizuar endrrat dhe aspiratat e veta, duke marre nga ne trashegim paqen dhe mundesi te pakufizuara per prosperitet dhe barazi” theksoi Osmani.

“Pikerisht ky vizion per nje te neserme me te ndritur e ushqen pasionin tim per sherbimin publik dhe me frymezon te punoj pa u lodhur” shtoi Osmani duke perfunduar “E ardhmja jone eshte vetem ne Bashkimin Evropian dhe kete duhet t’ua sigurojme qytetareve tane”.

Banner

Related posts

Fran Lucaj e nis mbarë me “Fustanellë e Xhamadan” në duet me Ermal Kore

Gjyla Halili

Nikollë Camaj mirëpret amabsadorin e Ukrainës në Mal të Zi, Oleg Gerasimenko

Gjyla Halili

LSDM-ja s’heqë dorë nga ligji për branitellat

Gjyla Halili