SHQIPËRI

Opozita proteston në Kuvend, Berisha nxjerr posterat me kanabis: Mafia është shteti

Me debate ka nisur seanca e fundit për këtë sesion parlamentar në Kuvendit e Shqipërisë ku janë parashikuar për diskutim dhe votim disa projektligje, ndër më të rëndësishmet projektligji për studentët e Mjekësisë dhe kanabisi për qëllime mjekësore.

Opozita në këtë seancë kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e inceneratorëve, por kërkesa u rrëzua nga Kryesia e Kuvendit me pretendimin se me këtë çështje tashmë po merret drejtësia. Me pankarta në duar Berisha dhe deputetë të PD kanë protestuar duke hedhur akuza ndaj qeverisë.

“Kjo është më e forta. S’ka më mbledhje grupi”, thotë Berisha duke treguar posterat me kanabis dhe për inceneratorët.

Banner

Related posts

Rama fton shqiptarët në Athinë: Takimi më 12 maj

Gjyla Halili

Begaj pret delegacionin me kryetarë të komunave arbëreshe: Do të keni vëmendjen e duhur si pjesë e kombit tonë!

admin

Britania apel shqiptarëve: Mos emigroni si të paligjshëm

admin

Leave a Comment