SHOWBIZ

“Olta dhe Xhoni kanë qenë të lidhur”/ Ish-banori i “BBV” sqaron komentet: E turpshme, më preku….

Xhonatan Islami është konkurrenti që u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, mbrëmjen e kaluar.

Ish-banori shfrytëzoi dhe mundësinë e dytë që iu dha për të qëndruar brenda shtëpisë. Pasi u eliminua herën e parëm, Xhoni u rikthye falë biletës së fatit që ishte vajtje-ardhje.

Këtë të diel në “Fan Club”, ai dha intervistën e parë për publikun, ku tregoi përshtypjet e para jashtë shtëpisë. Ndër të tjera ai komentoi disa lajme që i cilësoi si të turpshme.

Pasi ka lexuar komentet që thonë se Olta dhe Xhoni kanë parë një romancë më parë, Xhoni sqaron se mes tyre ka miqësi të mirë, madje kanë dhe njohje familjare.

“E turpshme, kur dëgjova atë gjë, më preku. E kisha të rëndësishme ta sqaroja”, tha ish-banori në “Fan Club”.


Top Channel

Banner

Related posts

“Vendi im më i preferuan në botë”, Rita Ora reagon ndaj grafitit të tifozëve në ndeshjen Kosovë-Zvicër

admin

Mendoni për një dietë të plotë të lëngshme për humbje peshe?! Ja çfarë duhet të dini për efikasitetin e saj

admin

Kompeticioni i skive nën tërheqjen e kuajve, përfshin qytezën amerikane (fotot)

admin

Leave a Comment