AKTUALE

OFERTA AKADEMIKE E UNT-SË DHE PROJEKTI I DIGJITALIZIMIT “IDADOHS” U PREZANTUA NË PANAIRIN E SHKOLLAVE TË MESME NGA MAQEDONIA E VERIUT NË GOSTIVAR

Gostivar, 05.05.2023 Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup morri pjesë në Panairin e gjithë shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Gostivar, ku realizoi prezantimin e ofertës akademike 2023/2024 si dhe prezantimin e projektit IDADOHS për digjitalizim, të mbështetur nga Programi ErasmusPlus.

Prorektori për shkencë dhe hulumtime Prof. Dr. Bekim Fetaji dhe Mr. Driton Zendeli prezentimin e realizuan në partneritet me shkollën e mesme Teknike profesionale në bashkëpunim me drejtorin z. Besir Saliu dhe zv. drejtorin z. Ekrem Miftari.

UNT në kuadër të panairit të shkollave të mesme e cila sivjet u realizua në qytetin e Gostivarit prezentoi 8 fakultetet e saj, dhe 39 programet studimore, ndërsa maturantëve të interesuar u shpërndanë materiale promovuese në shkollat e mesme, si studentë potencial.

Banner

Related posts

Vjollcë Berisha: Jemi reshtuar në anën e asaj që është shqip, që është e pastër dhe e vërtetë

Gjyla Halili

Në UT u mbajt ligjëratë e hapur me temë “Toka, burim i jetës

admin

Mexhiti: Edhe pas 23 viteve të nënshkrimit të MO, decentralizimi edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë!

Gjyla Halili

Leave a Comment