AKTUALE

NYC feston 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Ceremonia e ngritjes së flamurit me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Eric Adams

Komuniteti shqiptaro–amerikan në New York do të shënojë nesër 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me një ceremoni zyrtare ngritjeje të flamurit kombëtar pranë monumentit të njohur Charging Bull në Wall Street.

Ngjarja, e cila do të zhvillohet në adresën 25 Broadway, pritet të mbledhë qindra pjesëmarrës dhe personalitete të ndryshme të jetës publike. Mes të ftuarve do të jetë edhe Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e flamurit bashkë me përfaqësues të komunitetit.

Ish-anëtari i Këshillit të Bashkisë së NYC-së dhe aktivisti i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë t’i bashkohen këtij momenti simbolik. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave kombëtare në diasporë, duke e cilësuar këtë ceremoni si një traditë të rëndësishme që bashkon komunitetin çdo vit.

Ceremonia do të nisë në ora 14:00, dhe është falas dhe e hapur për publikun. Organizatorët i kanë ftuar qytetarët të shpërndajnë njoftimin në rrjetet sociale për të rritur pjesëmarrjen.

Banner

Related posts

Taravari: Ka buxhet për 1.117 punësime të reja në shëndetësi

Gjyla Halili

LSDM: Qeveria u jep një goditje të fortë qytetarëve me rritjen drastike të çmimit të ngrohjes qëndrore me 5%

Gjyla Halili

Aziri: VLEN i quan hajdutë votuesit e tyre duke i poshtëruar ata dhe një elektorat të tërë

Gjyla Halili