KOSOVË

Nuk ramë dakord me Kurtin për ndryshimin e formatit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mos rënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit.

“Jemi në  kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe krejt bashkësisë euroatlantike ky takim nuk mund ta mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur me Borrell, i kam kërkuar albinit për tu takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të diskutuar pikërisht me këtë situatë e cila po ecën në mënyrë dramatike mes Kosovës me bashkisë euroatlantike, në një pikë të paimagjinueshme. Më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kreun Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot. Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit.“- tha Rama.

Banner

Related posts

As 1 për qind e qytetarëve s’votuan në veri deri në orën 11:00

admin

Kosovë, sot afati i fundit për largimin e institucioneve serbe nga objekti në Mitrovicë të Veriut

admin

Të mbahen zgjedhje të reja në 4 komunat veriore

admin

Leave a Comment