AKTUALE

Nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, ndërsa në disa segmente rrugore janë të pranishme kushte të lagështa, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e saj të mëngjesit mbi gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM u bën apel drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka malore dhe lugina lumenjsh, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut.

Kujdes i veçantë rekomandohet në akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Nga LAMM rikujtojnë se mbetet në fuqi obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit.

Banner

Related posts

Osmani me rastin e 55-vjetorit të MPJ-së: Jemi anëtarë në të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare dhe faktor kredibil në korniza globale

Gjyla Halili

Ahmeti para Gjykatës Kushtetuese: Të mos merren vendime të njëanshme, mos rrezikoni paqen dhe sigurinë

Gjyla Halili

“Gjendja e pritjes”: Arsyeja pse ti nuk i përfundon kurrë gjërat në momentin që duhet

Gjyla Halili