AKTUALE

NJOFTIM PËR RAMAZAN!

Myftinia e Tetovës njofton të gjithë hoxhallarët, këshillat e xhamive dhe besimtarët se dita e parë e muajit të Ramazanit është e dita e shtunë. Teravia e parë do të falet nesër mbrëma.

Gjatë këtij muaji të bekuar:

1. Namazi i sabahut do të falet 20 minuta pas imsakut.
2. Namazi i teravisë do të falet sipas kohës së përcaktuar në takvimin zyrtar të Bashkësisë Fetare Islame (për oraret e sakta mund të përdorni aplikacionin “MyMosq”).
3. Emisionet fetare tradicionale do të transmetohen 30 minuta para iftarit në Tv Koha dhe Myftinia Channel.
4. Leximi i Kur’anit me përkthim në shqip do të transmetohet çdo ditë gjatë kohës së syfyrit në Tv Koha dhe Myftinia Channel.

Urojmë që ky muaj i shenjtë të jetë i begatë për të gjithë dhe Zoti t’ju pranojë ibadetet!

BFI – Myftinia e Tetovës

Banner

Related posts

MPB filloi me implementimin e projektit për dorëzim të letërnjoftimeve në adresë shtëpiake në Shkup

Gjyla Halili

“Jini i fortë, trim, jini i patrembur”, mesazh i fortë i Ursula von der Leyen për Zelenskin

Gjyla Halili

Ndryshime në ligjin për komunikacion: RMV do të jetë një nga vendet europiane me dënimet më të rënda

Gjyla Halili