AKTUALE

Një mbrëmje dinjitoze përmbyll Javën e Kosovës në Zagreb

Me një atmosferë festive dhe emocionuese, mbrëmja e fundit e Javës së Kosovës, e organizuar nga Shoqata “Shkëndia” në Zagreb, shënoi me madhështi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ky event mblodhi një numër të madh bashkatdhetarësh që jetojnë dhe punojnë në Kroaci, të cilët, përmes artit, kulturës dhe fjalëve të ngrohta, shprehën lidhjen e tyre të pathyeshme me atdheun.

Në këtë tubim, përshëndetën me fjalë të përzgjedhura e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shqipërisë në Kroaci, znj. Alma Kasa, Ambasadori i Republikës së Kosovës, dr. Martin Berishaj, si dhe kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, z. Esad Çollaku. Ata theksuan vuajtjet e popullit shqiptare ne Kosove dhe rëndësinë qe kishte UÇK ne arritjen e pavaresise se Kosoves. U theksua se eshte koha per bashkëpunim dhe ruajtje e identitetit kombëtar përmes aktiviteteve kulturore dhe sociale.

Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte performanca e grupit të valleve të Shoqatës “Shkëndia”, të udhëhequr nga kryetarja e saj, znj. Gentiana Lleshdedaj. Me elegancë dhe pasion, vallet tradicionale shqiptare u interpretuan me një energji të jashtëzakonshme, duke sjellë para publikut një copëz të shpirtit shqiptar në zemër të Zagrebit.

Ky organizim, i cili përmbylli një javë të mbushur me aktivitete që promovojnë kulturën dhe historinë e Kosovës, shërbeu si një dëshmi e fuqisë së komunitetit shqiptar në Kroaci dhe e lidhjes së tij të fortë me vendlindjen. Me këtë mbrëmje të mrekullueshme, u konfirmua edhe një herë se kultura dhe identiteti ynë kombëtar vazhdojnë të ndriçojnë kudo në botë ku ka shqiptarë.

Banner

Related posts

Për herë të parë një shqiptar emërohet drejtor në Klinikën e Pediatrisë

Gjyla Halili

Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm

admin

Lëvizja: Tentativa dëshpëruese të kalorësve të fundit të Gruevskit

admin