BOTA

Një i plagosur nga sulmi në Tel Aviv, vritet nga policia autori

Një oficer izraelit i sigurisë u qëllua dhe u plagos rëndë pas të shtënave në Tel Aviv të shtunën.

I dyshuari për sulmin, anëtar i grupit terrorist të Xhihadit Islamik palestinez, u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.

Komisioneri i policisë Kobi Shabtai, tha se dy oficerë të sigurisë komunale të Tel Avivit iu afruan një të dyshuari që panë duke ecur në cep të rrugëve Montefiore dhe Nachalat Binyamin, ku dhjetëra restorante, kafene dhe bare janë të mbushura të shtunën në mbrëmje.

I dyshuari fillimisht refuzoi t’u përgjigjej thirrjeve të tyre dhe ndërsa dyshja zbritën nga motoçikletat e tyre, palestinezi nxori një pistoletë dhe hapi zjarr, duke goditur një nga rojet, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit.


Top Channel

Banner

Related posts

Sulmi me raketa Kramatorsk/ Rusia pretendon se vrau dy gjeneralë ukrainas dhe rreth 50 oficerë

admin

Tërmetet në Turqi, 5 qytete në rrugën e migrimit

admin

Mijëra emigrantë të paarmatosur janë vrarë nga rojet kufitare të Arabisë Saudite, thotë raporti (fotot)

admin

Leave a Comment